Sport

Brahim Diaz kërkon të qëndrojë te Milani, “i kthen shpinën” Real Madridit

15 Maj 2021, 08:01 Nga DOSJA
Brahim Diaz kërkon të qëndrojë te Milani, “i kthen

ITALI – Kuqezinjtë po përgatiten për udhëtimin drejt Cagliarit, ku të dielën dhe mund të kualifikohen për në garën më të madhe për klube në Europë nëse fitojnë.

“Një klub si Milani duhet të luajë në Champions League, – ka thënë Diaz për “Sport Mediaset”. – Është një garë shumë e rëndësishme dhe do të thotë shumë për ne që të kualifikohemi. Si fëmijë, të gjithë kemi ëndërruar të luajmë në këtë kompeticion dhe nëse vazhdojmë kështu, mund të luajmë vitin e ardhshëm”.

E ardhmja e fantazistit Brahim Diaz te Milani është e pasigurt, por ai dëshiron t’i sigurojë tifozët se dëshira e tij është t’i ndihmojë kuqezinjtë. “Jam shumë i lumtur që jam këtu në Milano. Është një qytet i pabesueshëm dhe klubi është i shkëlqyeshëm. Tifozët më japin shumë dashuri dhe unë ndihem mirë këtu,”– shprehet Diaz.

“Tani, ne duam t’i bëjmë ata të lumtur. Siç them gjithmonë, përparësia është Milani dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën për ekipin. Ndjehem si protagonist, si dhe i gjithë ekipi, gjë që është gjëja më e rëndësishme. Jam i lumtur me atë që po bëj,”- ka deklaruar 21-vjeçari, që ka shënuar në dy ndeshjet e fundit kundër Juventusit dhe Torinos .

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport brahim diaz cagliarit champions league ish-mesfushori i real madridit sport mediaset brahim diaz cagliarit champions league ish-mesfushori i real madridit sport mediaset

Sondazh

Poll