Sport

Seria A në unison kërkon: Të ulim dhe vonojmë pagat e lojtarëve!…

15 Maj 2021, 09:52 Nga DOSJA

ITALI – Zikaltrit ishin të hapur, në lidhje me vështirësitë financiare dhe nevojën për ulje që duheshin bërë në të gjithë bordin, veçanërisht kur bëhet fjalë për koston e punës në kushtet e pandemisë Covid-19. Folën me futbollistët dhe nuk ranë dakort…

Sipas “Tuttosport”, në takimin e së premtes, ka ‘lindur’ një kërkesë unike nga të gjitha klubet e Seria A, për të marrë veprime të përbashkëta drejt uljes së kostos së pagave, e cila do të realizohet në dy etapa.

E para, është që t’u kërkohet nga FIGC të shtyjë afatet për katër muajt e fundit të këtij sezoni deri më 31 dhjetor 2021. Kjo do t’u mundësonte klubeve të vonojnë pagesën dhe të mos rrezikojnë falimentimin ose mos regjistrimin për sezonin e ri të Serie A.

Një hap tjetër është që t’i kërkohet Shoqatës së Lojtarëve (AIC) të fillojnë negociatat që të gjitha skuadrat të heqin dorë nga dy muaj e pagës së tyre. Duke iu drejtuar AIC si një grup klubesh, ata shpresojnë të marrin një rezultat më të mirë sesa duke negociuar individualisht me lojtarët.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport aic figc tuttosport uljen e pagave aic figc tuttosport uljen e pagave

Sondazh

Poll