Sport

Real Madridi i ri, gati ‘katarsisi’ për sezonin e ardhshëm

15 Maj 2021, 07:37 Nga DOSJA
Real Madridi i ri, gati ‘katarsisi’ për sezonin e ardhshëm

SPANJE – Real Madridi ka filluar planifikimin për skuadrën e re për sezonin e ardhshëm. Florentino Perez që ka njoftuar publikisht se ndryshimet priten. Këto ndryshime nuk do të varen nga fakti, nëse Zinedine Zidane do të qëndrojë në klub apo do të largohet këtë verë.

“Los blancos” do të përqendrohet në ndërtimin e skuadrës me lojtarë elitarë dhe promovimin e produkteve të akademisë. Isco dhe Marcelo janë dy lojtarë, kontratat e të cilëve përfundojnë në vitin 2022, por ata mund të largohen nga klubi që këtë verë.

Ndërkohë, siç raporton “Marca”, situata e Sergio Ramos duket se është ndërlikuar së fundmi, pasi ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar. Eden Hazard nuk ka performuar siç pritej për shkak të dëmtimeve në pjesën më të madhe të sezonit dhe mund të largohen nga ekipi, së bashku me Mariano Diaz dhe Luka Jovic.

Presidenti Perez dëshiron të afrojë një lojtar elitar këtë verë, si Erling Haaland apo Kylian Mbappe, që janë përparësitë kryesore të Realit në merkaton e verës. Ndërkohë, që mbrojtësi austriak David Alaba do të jetë nënshkrimi i parë i Realit këtë verë, pasi kontrata e tij me Bayern Munich të përfundojë.

Sakaq, Marvin Park, Miguel Gutierrez, Victor Chust, Sergio Arribas dhe Antonio Blanco janë të rinjtë madrilène të prodhuar nga academia, që e kanë justifikuar besimin e Zidanes dhe kërkojnë një vend te Real Madridi i sezonit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport eden hazard florentino perez isco dhe marcelo marca real madridi sergio ramos zinedine zidane eden hazard florentino perez isco dhe marcelo marca real madridi sergio ramos zinedine zidane

Sondazh

Poll