Sport

Ishte bërë gati të përfaqësonte Shqipërinë, por sulmi në zemër rezultoi fatal! Klubi anglez nuk e harron 11-vjetorin e

15 Maj 2021, 12:53 Nga DOSJA
Ishte bërë gati të përfaqësonte Shqipërinë,

ANGLI– Në vitin 2010 Besian Idrizaj ishte një nga lojtarët që pritej të spikaste në futbollin evropian, por një goditje në zemër bëri që lojtari të ndërronte jetë në moshën 22-vjeçare. Në atë kohë sulmuesi aktivizohej me klubin e njohur Swansea,ndërsa që nga ajo periudhë, klubi anglez e kujton çdo vit figurën e sulmuesit.

Futbollisti me origjinë shqiptare u aktivizua fillimisht me grupmoshat e përfaqësueses së Austrisë, ndërsa kishte vendosur të përfaqësonte Shqipërinë, por ëndrra për të veshur fanellën kuqezi u shua pas atij sulmi në zemër.

Gjithsesi Idrizaj vazhdon të kujtohet gjithmonë nga Sëansea, pasi edhe në 11 vjetorin e vdekjes së tij klubi ka shkruar disa fjalë për të. “Besian Idrizaj humbi jetën në moshë të re sot 11 vite më parë . Përgjithmonë në zemrat tona”, shkruhet në postimin e Swanseas.

 

Besian Idrizaj was cruelly taken from us 11 years ago today ?

Forever in our hearts. Once a Jack, always a Jack ?? pic.twitter.com/PdR7s1wBBj

— Swansea City AFC (@SwansOfficial) May 15, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport besian idrizaj swansea besian idrizaj swansea

Sondazh

Poll