Sport

“The Athletic”: Xhaka po mendon largimin nga Arsenali?!

15 Maj 2021, 09:26 Nga DOSJA
“The Athletic”: Xhaka po mendon largimin nga Arsenali?!

ANGLI – Tabloidi britanik “The Athletic” raporton, se lojtarët e Arsenalit dhe stafi teknik i “Topçinjve” besojnë, se Granit Xhaka planifikon largimin nga klubi londinez në përfundimin e këtij sezoni.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës ka kontratë me Arsenal deri më 2023 dhe nuk ka qenë i përfolur për ndonjë largim i mundshëm nga “Gunners” këtë sezon. Madje media në fjalë raporton, se nuk ka edhe ndonjë klub të interesuar për shërbimet e lojtarit.

Mesfushori 28-vjeçar, Granit Xhaka, ka qenë njëri ndër lotjarët me të cilët trajneri Mikel Arteta ka komunikuar më së shumti në klubin e “Topçinjve”. Ai ka zhvilluar 43 ndeshje këtë sezon, duke shënuar një gol dhe regjistruar edhe dy asiste në emrin e tij.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “the athletic” “topçinjve” granit xhaka lojtari i kombëtares së zvicrës “the athletic” “topçinjve” granit xhaka lojtari i kombëtares së zvicrës

Sondazh

Poll