Sport

Gjykata braziliane rihap çështjen e Neymar për homofobi dhe sulm me armë…

15 Maj 2021, 09:24 Nga DOSJA
Gjykata braziliane rihap çështjen e Neymar për homofobi dhe

BRAZIL – Një zyrtar shteti në Brazil dhe aktivist i shoqatë së homoseksualëve LGBT+, ka vendosur të ngrejë një padi ndaj yllit brazilian të futbollit Neymar. Sipas tij, sulmuesi i Parisit ka bërë disa gjeste homofobike dhe e ka akuzuar gjithathu për një sulm të armatosur ndaj tij që është inicuar nga futbollisti.

Lajmin e bujshëm e bëjnë të ditur mediet braziliane, që konfirmojnë se hetimet kanë nisur prej kohësh. Agripino Magalhães gjithashtu ka akuzuar avokatin e sulmuesit, Davi de Paiva Costa Tangerina, për kërcënime me vdekje.

Ai në gjykatë është shprehur se ka frikë nga kërcënimet ndaj tij dhe ndërron vazhdimisht vendndodhje dhe nuk mund të stabilizohet në një punë, për shkak se mund ta gjejnë dhe t’i rrezikojnë jetën.

Magalhães kërkon një dëmshpërblim prej rreth 1 milion eurosh për nga Neymar për gjithë shqetësimet psikologjike dhe jo vetëm që pretendon t’i jenë shkaktuar nga ylli i PSG. Kjo çështje qe mbyllur nga gjykata në mënyrë të paligjshme.

Avokati i Neymar rezultoi të ishte mik i ngushtë me prokurorin e çështjes dhe ky i fundit nuk kishte pretenca për çështjen. Megjithatë, gjykata ka dalë me një tjetër vendim, duke emëruar një prokuror të ri dhe rinisur hetimet për akuzat ndaj Neymar.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll