Bota

Pamjet rrënqethëse nga qyteti i Gazës, Izraeli ka shkatërruar gjithë zonën me raketa, të mbijetuarit kërkojnë për trup

14 Maj 2021, 10:31 Nga DOSJA
Pamjet rrënqethëse nga qyteti i Gazës, Izraeli ka

IZRAEL– Konflikti Izrael-Palestinë i nisur prej ditës së hënë ka shkaktuar rreth 120 viktima dhe po vazhdon në mënyrë të frikshme.

Sipas Aljazeera, familjet palestineze janë strehuar nëpër shkolla në mënyrë që ti shpëtojnë zjarreve dhe sulmeve. Në fotot e mëposhtme paraqitet sitauata në vend, gjendja e të strehuarve nëpër shkolla, kërkimi i trupave nën rrënoja, të pagosurit nga sulmi që kërkojnë shërim.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll