Bota

Guvernatori i Bankës së Anglisë PARALAJMËRON: Nëse investoni në monedha dixhitale, përgatituni të humbni të gjitha para

14 Maj 2021, 10:18 Nga DOSJA
Guvernatori i Bankës së Anglisë PARALAJMËRON: Nëse

BRITANI– Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey ka paralajmëruar se njerëzit që investojnë në kriptovaluta (monedha dixhitale),  duhet të jenë të përgatitur të humbin të gjitha paratë e tyre.

Paralajmërimi i fortë i guvernatorit vjen në një kohë kur monedhat dixhitale si bitcoin, eter dhe madje dogecoin kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme këtë vit, mbi 90%.

I pyetur në një konferencë shtypi rreth rritjes së vlerës së kriptovalutave, Bailey ka thënë: “Ato nuk kanë asnjë vlerë të natyrshme, ato mund të kenë ‘vlerë të ndikuar nga jashtë, e them troç, blijini ato vetëm nëse jëni të gatshëm të humbisni të gjitha paratë tuaja.

Deklarata e Bailey është e ngjashme me paralajmërimin nga Autoriteti i Sjelljes Financiare të Mbretërisë së Bashkuar.

“Investimi në kripto-asete, ose investime dhe huadhënie të lidhura me to, në përgjithësi përfshin marrjen e rreziqeve shumë të larta me paratë e investitorëve, Nëse konsumatorët investojnë në këto lloje të produkteve, ata duhet të jenë të përgatitur të humbin të gjitha paratë e tyre”, thanë autoritetet financiare në Britani.

Çfarë është Bitcoin?

Bitcoin është monedha virtuale e prodhuar në vitin 2008 nga Satoshi Nakamoto, një nofkë ende e pazbuluar. Qëllimi i tij ishte që bota të përdorte pagesat në internet pa bankë dhe karta krediti por përmes kriptomonedhës. Monedha virtuale është një kod kompjuterik që mirëmbahet përmes “Blockchain” që është teknologjia që bën mirëmbajtjen e Bitcoin. Prodhimi i kodeve quhet mining dhe ambienti ku vendosen aparaturat e Bitcoin quhet “fermë”. Sot në tregjet botërore vlera e një Bitcoin-i ka arritur në çmimin rekord prej 45929.07 euro për një monedhë virtuale, e cila mund të përdoret për të blerë aksione në bursa apo pasuri virtuale.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota andrew bailey bitcoin andrew bailey bitcoin

Sondazh

Poll