Politike

Murrizi kërkon prezencën e kreut të SHISH dhe të Drejtorit të Policisë: Të jenë dhe ata gjatë mbledhjes së Komisionit

14 Maj 2021, 10:34 Nga DOSJA
Murrizi kërkon prezencën e kreut të SHISH dhe të Drejtorit

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar që prezent në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta të jetë edhe kreu i SHISH bashkë me Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

I pranishëm në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Murrizi kërkoi edhe që tu vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të Presidentit të Italisë në vitin 1993 pas kërkesës së një deputeti.


“Unë do të jem deputet deri me datën 9 shtator. Ne nuk bëjmë gjyqe, shprehemi me votë. Është hera e parë që një komision hetimor ka edhe një organ tjetër. Më pas çdo gjë do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. Do doja të kishim në dispozicion praktikën e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93 pas kërkesës së një deputeti. Të dimë çfarë hapash kanë ndjekur. Do të doja të kishim shefin e SHISH apo dhe drejtorin e Policisë së Shtetit në një seancë dëgjimore,”- tha Murrizi.

LAJM KRYESOR: Dy emërimet e reja! Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Kanë ardhur shkresat nga SPAK, Bashkia Tiranë, AMA dhe Policia e Shtetit. Braho kërkon vlerësim të gjendjes psiqike të Metës, Murrizi: Të vijë kreu i SHISH dhe Veliu

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike myslim murrizi shkarkimi i metes 2 myslim murrizi shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll