Politike

ME FOTO nga shkeljet në zgjedhje, VV tregon provat nga: Votat e subjektit politik 13 mbulohej me gisht gjatë gjithë kohës 

14 Maj 2021, 10:14 Nga DOSJA
ME FOTO nga shkeljet në zgjedhje, VV tregon provat nga: Votat e subjektit

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri, ka treguar disa prova nga manipulimet e votave në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, VV shkruan se në momentin, ku një fletë votimi kishte votë në numrin 13, ajo është mbuluar nga numëruesit. VV gjithashtu shkruan se kjo ka qenë një fenomen i përhapur në masë, ku është manipuluar vullneti i qytetarëve.

Postimi i plotë:

Vëzhguesit e kandidatëve të pavaruar të mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë identifikuar në masë këtë mënyrë “numërimi” votash, ku katrori i subjektit zgjdhor me nr. 13 mbulohej gjatë gjithë kohës sa shfaqej fleta e votimit në ekranin e tavolinave të numërimit. Kjo metodë “numërimi” është në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Duke mbuluar katrorin e subjektit zgjedhor me numër 13, nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”. Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur. Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare.

Kandidatët e pavarur të Vetëvendosjes që kandiduan në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, nuk morën vota të mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike vv zgjedhjet 25 prill 2021 vv zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll