Politike

Ndërtimet buzë detit, Rama: Për një copë avlli shkon polici në zonat e thella, pse nuk shihen ato në rërë? Është për

14 Maj 2021, 09:53 Nga DOSJA
Ndërtimet buzë detit, Rama: Për një copë avlli shkon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të tregohen vigjilentë në ndërtimet pa leje që bëhen në bregdet. Gjatë një mbledhjeje me tre ministrat, Bledi Çuçi, Blendi Klosi dhe Etilda Gjonaj ku u diskutua zbatimi i Kodit Penaln dhe mbrojtja e territorit nga ndërtimet nga leje, Rama tha se ka policë që shkojnë deri në zona të thella ku shohin ndërtimin e një avllie. 

Ndërsa në zonat e bregdetit, kreu i Qeverisë tha se nuk gjendet asnjë efektiv policie, gjë që sipas tij nuk duhet të ndodhë më. ama bëri thirrje të prerë për kontrolle në zonat e bregdetit. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Qëllimi kryesor për të rritur sa më shumë dhe sa më shpejt vetëdijen dhe ndjenjën e përgjegjësisë të të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit….të detyrimeve që ka shteti ndaj vendit dhe qytetarëve. E vërteta është se vazhdojmë të tjemi në një fazë konfuzioni mes institucioneve dhe mungese ndërveprimi konstant, gjë që kërkon një mbështetje nga ana ligjore. Këtë ta kemi të garantuar. Me ndërhyrjet e fundit që janë bërë në Kodin Penal. Nga ana tjetër kërkojmë një paketë të re aktesh nënligjore ku të gjitha përgjegjësitë dhe veprimet që pasojnë të jenë të qarta për të gjithë. Që Policia e Shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin. Këtë gjë e thotë një fakt shumë i qartë, për një avlli në fund të botës gjendet një polic atje që shikon atë fshatarin në zonat e thella. Që nga Velipoja deri në Sarandë. Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë. Gjashtë apo htatë vite më parë….nuk ka të krahasuar situata me atë që është sot. Ndërkohë që kemi edhe një detyrim përsa i përket qarkullimit rrugor në të gjithë Shqipërinë aksidentet. Sot përveçse duke hapur akse të reja dhe asket rrugore ku vendosen materiale ndërtimi, varreza makinash, fidanishe, lavamanë, vaska dhe asnjë respect për sigurinë rrugore dhe për imazhin e kësaj Shëipërie turistike. Bëhet aktivitet shit-blerje në anë të rrugës nga dikush që ka një biznes aty dhe vendos eskavatorë, traktorë. Kjo duhet të jetë e palejueshme dhe patorelueshme e dënueshme për të gjithë këto biznese. Duhet ndaluar çdo lloj leje ndërtimi 20 metra nga rruga. Të paktën të respektojmë për aq sa është e lejueshme në hapësirë pjesën që ka detyrim shteti. Çdo ndërtim pa leje rrit kostot e përbashkëta. Kjo luftë është baraz me atë ndaj korrupsionit. Pse nuk u bëka e njëjta gjë me një aktivitet që është shumë më i lexueshëm për sytë e trupës së të gjithë policisë së Shtetit. Nuk bëhet fjalë për fusha të mbjella në male, por për ndërtime në rërë, në sytë e të gjithëve. Pse u bëka për një fshatar në majë të malit, por nuk u bëka për atë që ndërton buzë detit. Patjetër që në këtë process Policia e Shtetit ka përgjegjësinë kryesore por nuk është e vetmja që duhet ta ndërmarrë këtë gjë. Duhet bashkëpunim dhe me intitucionet e tjera.

LAJM KRYESOR: Mbrojtja e territorit/ Rama “dush” ministrave dhe Policisë: Ndërtimet pa leje janë lejuar në këmbim të korrupsionit, kush ndërton do paguajë për pastrimin pas prishjes! Çuçi: Harrojeni telefonin e ministrit, kush shkel ligjin përballet me 15 vite burg

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll