Politike

Caktohen ekspertët ligjorë! Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës miraton planin, Hyseni: Kanë ardhur shkresat nga insti

14 Maj 2021, 09:21 Nga DOSJA
Caktohen ekspertët ligjorë! Komisioni Hetimor për shkarkimin e

TIRANË- Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, është mbledhur sot për herë të dytë, ku është miratuar plani i hetimit.

Fillimisht mbledhjen e hapi kryetari i komisionit Alket Hyseni i cili tha se Bashkia Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, AMA dhe Policia e Shtetit kanë dorëzuar shkresat e tyre në komision.

Hyseni bëri me dije gjithashtu Erind Mërkuri e Artan Spahiu janë emëruar si ekspertë ligjorë.


“Kanë ardhur shkresat nga Bashkia Tiranë dhe SPAK. Kanë ardhur shkresat nga AMA she nga Policia e Shtetit. Erind Mërkuri emërohet si ekspert ligjor. Artan Spahiu emërohet si ekspert ligjor,”– tha Hyseni.

Deputeti Myslim Murrizi ka sugjeruar që në dispozicionin e tyre të vihet praktika e shkarkimit të presidentit të Italisë në vitin 1993. Sipas Murrizit, në seancë duhet të thirret edhe kreu i SHISH bashkë me Drejtorin e Policisë së Shtetit.

Në komision pati edhe debate. Deputeti Spartak Braho kërkoi gjithashtu një vlerësim të gjendje psiqike të Presidentit Ilir Meta. Ai lexoi disa nga deklaratat e tij dhe iu drejtua Stojkut për një vlerësim të gjendjes psiqike të vetë Metës.

Por si arriti situata në këtë kulm tensionesh dhe pse u kërkua ngritja e një komisioni?

Prej javësh presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll