Politike

Mbledhja e KAS, Përfaqësuesi i LSI-së rendit shkeljet: Janë bërë shtesa me shkrim dore, ka pasur mospërputhje mes numrit

14 Maj 2021, 08:31 Nga DOSJA
Mbledhja e KAS, Përfaqësuesi i LSI-së rendit shkeljet: Janë

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim Altin Kaziaj ka renditur shkeljet që sipas tij janë kryer gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave të 25 prillit. I pranishëm në mledhjen e KAS, Kaziaj tha se ka mospërputhje të numrit të votuesve me fletët e votimit dhe votuesve të regjistruar në pajisje PEI.

Sipas Kaziajt, në një prej qendrave të votimit, sipas Kaziajt, ka pasur edhe një kuti votimi të pakontrolluar e pa numëruar votat për kandidatët. Kazij shtoi se në një tjetër qendër fletë votimi janë hedhur në kutinë e materialeve zgjedhore, gjë që nuk lejohet.

“Kemi kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve, rinumërimin e votave. Fletët e votimit të votuesve janë gjetur jashtë matërialeve zgjedhore. Në QV 33-18 ka pasur fletë votimi tepër. Këtu munfonte dhe pajisja PEI. Në regjistrimin e votuesve janë vënë re shtesa emrash me shkrim dore. Numri i votuesve nuk përputhej me atë të fletëve të votimit. Në QV35/66 numri i votave të kandidatëve janë me zero, nuk janë numëruar. Kemi kërkuar që kamerat të ishin dhe me audio,“- tha Kaziaj.

LAJM KRYESOR: Mblidhet KAS! Shqyrtohen ankesat për qarkun e Beratit, përfaqësuesi i LSI-së: Ka mospërputhje shifrash. PD-AN: Votat u blenë me 50 mijë lekë, PS zbatoi skemë kriminale

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike altin kaziaj kas 14 maj 2021 altin kaziaj kas 14 maj 2021

Sondazh

Poll