Politike

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Gjuzit për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30-qershorit

14 Maj 2021, 09:07 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Gjuzit për shfuqizimin e

TIRANË– Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Konservatore, të Kujtim Gjuzit për pavlefshmëri të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, Kryetare, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtja dhe Përparim Kalo morën vendimin që kjo kërkesë të mos shqyrtohej me argumentin se Partia Konservatore nuk është legjitimuar si palë në proces.

Për pasojë, sipas Kushtetueses, kjo pati nuk ka pasur përfaqësues të saj që kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të viti 2019 dhe nuk ka të drejtë ankimimi.

Gjuzi ishte një ndër 5 partitë e opozitës që u regjistrua në zgjedhjet vendore dhe mori zero vota.  Pas shpalljes së rezulttait Gjuzi i kërkoi partive politike të mos njohin zgjedhjet dhe akuzoi qeverinë për vjedhje të votave.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kushtetuesja rrezon padine e gjuzit kushtetuesja rrezon padine e gjuzit

Sondazh

Poll