Politike

“PD po përgatit dosjen se si të bindë ndërkombëtarët dhe votuesit për manipulimet”/ Gjekmarkaj: Jam partizan i rezist

13 Maj 2021, 20:37 Nga DOSJA
“PD po përgatit dosjen se si të bindë

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ se nuk ka besim tek vendimi i gjykatave sa i takon padive të PD-së, e cila pretendon se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën.

Sipas Gjekmarkajt, PD po përgatit dosjen për të bindur opinionin publik dhe ndërkombëtar, për çështjen se si janë manipuluar zgjedhjet.

“Nuk kam besim tek gjykatat. Ato do veprojnë të gjitha kundër opozitës. Shoh se si në mënyrë të turpshme përdridhen disa dhe i bashkohen fitimtarit. Unë druaj shumë se nëse nuk ka rezistencë, jo thjesht asaj në formën klasike, këtu do të ketë rënie të elitave, rënie të universiteteve. Që ditën e parë pas zgjedhjeve kam qenë partizan i rezistencës së qytetarëve. Kam besim që dosja kaq e madhe që po përgatitet në mënyrë të shpejtë, do të bëjë që të ndryshojnë qëndrim ndërkombëtar. Jam skeptik se zgjidhja do të na vijë nga ndërkombëtarët. Ajo duhet të vijë nga qytetarët. PD ka zgjedhur strategjinë e faktimit. PD po përgatit dosjen për të bindur opinionin publik dhe ndërkombëtar, për çështjen se si janë manipuluar zgjedhjet. Kjo është strategji. Beteja do të jetë kudo, në parlament, në rrugë, kudo.”, tha Gjekmarkaj.

Marrë nga BalkanWeb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj zgjedhjet 25 prill 2021 agron gjekmarkaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Maj 2021, 12:15

TIRANË– Grida Duma ka bërë ditën e sotme një lidhje të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në rrjetin social‘Facebook’. Në shoqërinë e një grupi të rinjsh, a...