Politike

Bujar Nishani: Nëse pas anskesave ndryshon rezultati i zgjedhjeve në favor të PD-së, unë i kërkoj falje Bashës dhe tërhi

14 Maj 2021, 08:44 Nga DOSJA
Bujar Nishani: Nëse pas anskesave ndryshon rezultati i zgjedhjeve në

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka deklaruar se ai vetë do të largohet nga politika nëse pas ankesdave që ka depozituar Partia Demokratike në KAS do të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve.

I ftuar në “Dekalog”, Nishani tha se nëse ndodh kjo gjë, ai vetë do t’i kërkojë falje kryedemokratit Lulzim Basha dhe do të tërhiqet nga politika.

“Nëse pas ankesave të PD-së merret vendimi të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve në favor të PD unë do largohem përfundimisht nga aktiviteti politik. Do t’i kërkoj falje Lulzim Bashës, nuk do flas kurrë më publikisht dhe do merrem vetem me jetën time private, por jo më atë publike. Nuk do flas më,”- tha Nishani ndër të tjera.

Por në çfarë faze është tashmë procesi pas 25 prillit?

Pas humbjes së opozitës në zgjedhje, Partia Demokratike, LSI, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e Vetëvendosjes nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve. PD-AN ka dorëzuar 10 dosje voluminoze në KAS ku sipas saj faktohet tjetërsimi dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën. PD i quan këto zgjedhje si një masakër elektorale të treshes Rama-Doshi-Rakipi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021 bujar nishani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll