Mandati i 5-të i PS në Berat me 77 vota diferencë, PD në KAS: Të përsëriten zgjedhjet, votat u blenë me 50 mijë lekë
14 Maj 2021, 08:46Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Përfaqësuesi i PD-së në KAS tha se PS-ja e mori mandatin e 5-të me 77 diferencë nga LSI, kur vetëm vota të pavlefshme janë 5292. PD deklaroi se kandidatët e PS, veçanërisht, Harxhe Konomi dhe Nasip Naço kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person.
Sipas përfaqësuesit të PD-së, kryesuesja e listës së Beratit, Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit. Për identifikimin e tyre kanë përdorur rregjistrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbarimin e kësaj skeme kriminale për blerjen e votave. Në lidhje me Nasip Naçon, PD tha në KAS se i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kallëzuar në SPAK. PS theksoi se këto akte kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve.
“Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme faktin se në zonën zgjedhore Qarku Berat nuk kishte përballë saj një parti politike dhe kandidatët e saj që garonin me një ofertë politike, por pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale që blinin vota, kërcënonin qytetarët, intimidonin nëpunësit publikë, shpërndanin leje legalizimi/ndërtimi, licensa dhe shpërblime të ndryshme. Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit. Për identifikimin e tyre kanë përdorur rregjistrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbarimin e kësaj skeme kriminale për blerjen e votave. Nasip Naço, i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kallëzuar në SPAK,”- u shprehën përfaqësuesit e PD në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka deklaruar se ai vetë do të largohet nga politika nëse pas ankesdave që ka d...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim Altin Kaziaj ka renditur shkeljet që sipas tij janë kryer gjatë procesit të votimit dhe numë...
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ se nuk ka besim tek vendimi i gjykatave sa i takon padive të PD-së, e cila pr...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se kryeministri Rama nuk do të zgjasë në qeveri më shumë se një vit.Në stud...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja e sheh situatën në vend drejt një përshkallëzimi të frikshëm për të gjithë shqiptarët. Lubonja tha në “Real Story” në News24...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, mjekja e njohur Najada Çomo ka treguar se nuk ka votuar për vete në zgjedhjet parlamentare të 25 ...
TIRANË– Boiken Abazi, i cili ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 Prillit, me anë të një postim në Facebook ...
MANËZ– Një denoncim ka mbërritur ditën e sotme në ‘Fax News’, që pretendon se zyrtarët e Partisë Socialiste Manëz kanë festuar fitoren e 25 prillit duke kë...
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit. Urimin e tij për të gjithë ndjek...