Politike

Ruçi, Balla e Hajdari ‘mësynë’ Holandën, kërkojnë votën pro hapjes së negociatave

20 Maj 2019, 17:32 Nga DOSJA
Ruçi, Balla e Hajdari ‘mësynë’ Holandën,

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, do të zhvillojë një vizitë treditore në Holandë, ku do të provojë që të bindë Holandën që të japë votën e saj pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në për anëtarësim në union.

Burime i thanë Dosja.al se Ruçi do të fillojë takimet nga e hëna deri ditën e mërkurë, për 3 ditë, takime të cilat do të nisin me një takim me ish-ambasadorin holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch. Bosch është një ndër personat që kanë kundërshtuar parlamentin, duke thënë se shqiptarët nuk janë të gjithë kriminelë e nuk mund të futen të gjithë në një thes.

Të njëjtat burime i thanë Dosja.al, se kryeparlamentari do të vijojë takimet të martën me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, Kadija Arib, ndërsa në orët e pasdites, ai së bashku me delegacionin e përbërë nga Balla e Rudina Hajdari, do të zhvillojnë një seancë dëgjimore me komisionin e Çështjeve evropiane. do të jetë ky komision, ai që do të përcaktojë qëndrimin zyrtar të Holandës për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ditën e fundit të qëndrimit në Holandë, Ruçi do të takohet me Kryetaren e Senatit Holandës, Ankie Brokers – Knol dhe me senatorë holandezë.

Kujtojmë se më 16 prill, (Lexo këtu) Parlamenti Holandez votoi në shumicë për të kërkuar nga Komisioni Europian kthimin e vizave për Shqipërinë. Sipas tyre, heqja e vizave ka bërë që krimi në Holandë me protagonistë shqiptarët të rritet ndjeshëm. Po ashtu, informacione zyrtare nga Holanda, thonë se bandat shqiptare të trafikimit të kokainës, zënë vendin e parë në Holandë. Ata kanë edhe një linjë të tyre të trafikut të drogës me Amerikën Latine.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci hapja e negociatave ruçi në holandë rudina hajdari taulant balla gramoz ruci hapja e negociatave ruçi në holandë rudina hajdari taulant balla

Sondazh

Poll