Politike

U përjashtua nga LSI pasi mori mandatin, deputetja Elda Hoti nënshkruan në KQZ për Aleancën Kuqezi

20 Maj 2019, 13:47 Nga DOSJA
U përjashtua nga LSI pasi mori mandatin, deputetja Elda Hoti

TIRANË– Deputetja Elda Hoti e cila u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars ka nënshkruar për Alenancën Kuq e Zi.

Ditën e sotme, deputetja Hoti ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nënshkrimin e saj për AK.

Hoti tashmë ka dalë garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Elda Hoti ishte kandidate për deputete në Lezhë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas marrjes së mandatit ajo u përjashtua nga partia pasi doli kundër aksionit të ndërmarrë nga opozita për djegien e mandateve më 21 shkurt.

Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit synon fitoren kundër PS, në Durrës, Lezhë, Prrenjas.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca kuqezi djegia e mandateve te opozites elda hoti elda hoti nenshkruan per ak kqz zgjedhjet lokale 2019 aleanca kuqezi djegia e mandateve te opozites elda hoti elda hoti nenshkruan per ak kqz zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll