Politike

Tërhiqet nga gara për Lezhën kandidati i Astrit Patozit, Kacaj: S’pranoj të jem fasadë

20 Maj 2019, 13:46 Nga DOSJA
Tërhiqet nga gara për Lezhën kandidati i Astrit Patozit, Kacaj:

LEZHË- Kandidati i Partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj, është tërhequr nga kandidimi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai, me anë të një letre dërguar KQZ-së, ku shprehet se propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 qershor e vlerësoi si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës, por se disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve, e kanë nxitur që të rishikojë vendimin.

Ai shprehet se nuk do të lejojë që ai të jetë si fasadë, për të kthyer Shqipërinë në një regjim partiak.

“Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë“, shkruan Kacaj, ndërsa shton, se “beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë”.

Letra e plotë:

NJOFTIM MBI TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe politike kam qenë pjesë e shumë garave, shumicën e tij të cilave i kam fituar. Edhe propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësova si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës.

Disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve më kanë nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.

U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë.

Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë. Kjo e bën sot Partinë Demokratike të vetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane.

Për këto arsye, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore.

Me respekt, Salvador KAÇAJ

Kujtojmë se dy ditë më parë nga gara është tërhequr edhe Devi Hebibasi, kandidat për Bashkinë e Skraparit. Lajmi u bë i ditur nga Fabian Topollaj, i cili tha se kjo ka ardhur për shkak të presioneve të bërë në adresë të Hebibasit. (Lexo këtu)

Partia Bindja Demokratike publikoi pasa disa ditësh 25 kandidatët e saj për bashkitë, ndërsa më herët është shprehur se nuk do të ketë kandidatë në ato bashki ku do të jenë persona të pavarur, por do të mbështesë ata. Sot KQZ regjistroi kandidatët e partisë së Astrit Patozit, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara bindja demokratike salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara

Sondazh

Poll