Politike

5 ditë para protestës së opozitës, Basha publikon foton historike: Ka frymëzuar betejat madhështore

20 Maj 2019, 15:49 Nga DOSJA
5 ditë para protestës së opozitës, Basha publikon foton

TIRANË- Krytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Londër, ku është takuar me zyrtarë të lartë, por dhe komunitetin shqiptar atje.

Ditën e sotme ai ka publikuar një foto nga ky udhëtim të bërë në Parlamentin britanik, ku shihet “Magna Carta”, dokumenti 800 vjeçar.

Basha teksa komenton këtë foto, shprehet se ky dokument ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë gjatë këtyre 8 shekujve.

Postimi i Bashës:

Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Westminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve.
Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.
Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!

Ky postimi vjen 5 ditë nga protesta 6 kombëtare e thirrur nga opozita e bashkuar, që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore, që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne angli lulzim basha basha ne angli lulzim basha

Sondazh

Poll