Politike

Mbesa e të persekutuarit kap të papërgatitur Bashën, e ‘zë ngushtë’ me kërkesën e saj (Video)

20 Maj 2019, 17:24 Nga DOSJA
Mbesa e të persekutuarit kap të papërgatitur Bashën, e

SHKODËR– Kryeopozitari Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës në kuadër të ceremonisë e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimit komunist.

Mirëpo mbesa e njërit prej të persekutuarve komunistë, Niko Karafilit, Stela i ka shtruar një kërkesë Bashës. Në videon e publikuar nga Balkanweb, Stela dëgjohet teksa thotë se kryedemokrati duhet të ndërrojë ligjin e të përsekutuarve.

Ndërroni ligjin zoti Basha, ndërroni ligjin! Bëni një projektligj sepse unë kam lind në 1989 brezi i tretë i persekutuarve. Jetoj jashtë shtetit, kam ardhur me pushime, por nuk gjindem në vendin tim. Mbase nuk është momenti i duhur por kërkoj një përgjigje për qytetarinë. Në qoftë se doni të hyni në histori, duhet të ndërroni ligjin,”- shprehet mbesa e të persekutuarit, ndërsa Basha nuk përgjigjet.

Siç duket është zënë ngushtë nga kjo kërkesë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne shkoder lulzim basha mbesa e te persekutuarit niko karafili stela basha ne shkoder lulzim basha mbesa e te persekutuarit niko karafili stela

Sondazh

Poll