Politike

Kujtim Gjuzi i ‘shqetësuar’ për zgjedhjet, s’ju ndahet anëtarëve të KQZ…por ç’bëri dy muaj më parë në këto

20 Maj 2019, 10:59 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi i ‘shqetësuar’ për zgjedhjet, s’ju

TIRANË- Deputeti atipik, Kujtim Gjuzi, ka befasuar të gjithë edhe sot. Në një kohë kur KQZ po diskutonte në lidhje me regjistrimin ose jo të Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit. (Lexo këtu)

Por edhe pse Gjuzi tashmë ka marrë mandatin, ai sërish vijon të endet korridoreve të KQZ-së.

Deputeti i Partisë Demokratike Konservatore, edhe sot ka qenë i pranishëm në mbledhje ku ka dëgjuar me shumë vëmendje debatin mes Ivi Kasos dhe Denar Biba.

Por prania e Gjuzit në KQZ nuk është e para, pasi dhe dy muaj më parë, kur ishte ende një kandidat për deputet ai endej korridoreve të këtij institucioni dhe kërkonte shpjegime se kur do të merrte mandatin. (Lexo këtu)

Sot në KQZ është diskutuar regjistrimi i kandidatëve të Partisë Bindja Demokratike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, çështje e cila ka futur në sherr përfaqësuesit e PD dhe PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas debateve KQZ ka vendosur që të mos marrë parasysh pretendimet e PD dhe ka regjistruar kandidatët e Bindjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjuzi ne kqz kujtim gjuzi gjuzi ne kqz kujtim gjuzi

Sondazh

Poll