Politike

KQZ i ndaloi kandidimin për Himarën, presidenti i OMONIA-s “rrëfen” prapaskenat: Duan të favorizojnë PS-në

20 Maj 2019, 15:53 Nga DOSJA
KQZ i ndaloi kandidimin për Himarën, presidenti i OMONIA-s

HIMARË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka refuzuar kandidimin e Fredi Bejlerit për kreun e Bashkisë së Himarës për zgjedhjet lokale.

Në një deklaratë për shtyp, presidenti i OMONIA-s u shpreh se vendimi ishte në kundërshtim me ligjin dhe se KQZ ende nuk e kishte zbardhur një vendim të firmosur nga të gjithë anëtaret ashtu siç edhe parashikohet në Kodin Zgjedhor.

“Vonesa e qëllimshme në zbardhjen e vendimit dukshëm është një mënyrë për të më mohuar mua të drejtën kushtetuese të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të Shqipërisë. Refuzimi nga KQZ i kandidaturës time prish procesin e votimit në Bashkinë Himarë dhe cënon rëndë standartet zgjedhore duke i dhënë mundësinë kandidatit të PS të garojë i vetëm dhe pa kundërshtarë,”-shkruan Bejleri.

DEKLARATË PËR SHTYP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne daten 17 .05.2019 ka publikuar vendimin per refuzimin e kandidatures time per Kryetar te Bashkise Himare duke iu referuar Ligjit 138 /2016 Per Garantimin e Integritetit te Personave qe Zgjidhen, Emerohen dhe Ushtrojne Funksione Publike .

Deklaroj se ky vendim eshte absolutisht ne kundershtim me frymen e ligjit dhe haptazi i njeanshem perderisa KQZ edhe sot nuk e ka zbardhur akoma kete vendim dhe nuk ma ka dhene per njohje te firmosur nga te gjithe anetaret e KQZ sikunder parashikon Kodi Zgjedhor ne fuqi.

Vonesa e qellimshme ne zbardhjen e vendimit dukshem eshte nje menyre per te me mohuar mua te drejten kushtetuese te ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te Shqiperise dhe nga ana tjeter eshte nje menyre qe media te caktuara te abuzojne lidhur me lajmin duke publikuar te dhena te pa verteta ose fakte te shtremberuara lidhur me figuren time dhe kandidimin per Kryetar Bashkie ne Himare.

Refuzimi nga KQZ i kandidatures time prish procesin e votimit ne Bashkine Himare dhe cenon rende standartet zgjedhore duke i dhene mundesine kandidatit te PS te garoje i vetem dhe pa kundershtare.

I bej thirrje KQZ te me jape te zbardhur vendimin konform Kodit Zgjedhor dhe te heq dore nga pazaret politike ne dem te zgjedhezve Himarjote.

Kandidati per Kryetar Bashkie

Dhionisis Alfred Beleri Himare, me 20 maj 2019

Më 17 maj, KQZ i ndaloi presidentit të OMONIA-s Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri) për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Shkak për ndalimin e kandidimit ishte fakti që Bejleri ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit pasi ai rezulton i dënuar me burg dhe se ende nuk e ka përfunduar periudhën e ndalimit ose rehabilitimit. Për ndalimin e kandidimit të tij ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme greke, e cila është shprehur se po e ndjek rastin. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fredi bejleri kqz refuzon fredi bejlerin zgjedhjet lokale 2019 fredi bejleri kqz refuzon fredi bejlerin zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll