Politike

BD vë në sherr KQZ, regjistrohen kandidatët për bashkitë. PD: E paligjshme! (DEBATET)

20 Maj 2019, 10:28 Nga DOSJA
BD vë në sherr KQZ, regjistrohen kandidatët për

TIRANË- Regjistrimi i kandidatëve të Partisë Bindja Demokratike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka futur në sherr përfaqësuesit e PD dhe PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ivi Kaso, përfaqësuesi i PD ka pyetur anëtarët e KQZ, përse po merret parasysh regjistrimi i kandidatëve në KQZ në kohën kur vërtetimet për kandidatët nuk njihet.

PD pretendon se vërtetimet janë të paligjshme. Gjithashtu, në këtë zgjedhje KQZ ka miratuar me 4 vota pro dhe 1 kundër kandidatët e Bindjes Demokratike në Tiranë, dhe në rrethe.

Sot u regjistruan në KQZ: 

Arben Skënderi  Tiranë

Valbona Mezini Vlorë

Valdona Sakollari Durrës

Ylber Gjeta Kamëz

Salvador Kaçja Lezhë

Leonard Olli Korçë

Debatet në KQZ

Biba: Ju nuk keni të drejtë të pyesni pasi nuk jeni garuesë. Ligji nuk parashikon që të keni status të përhershëm në KQZ.

Për sa kohë nuk jeni garues nuk keni legjitimitet.

Kaso: Kemi status të përhershëm si pasojë e zgjedhjeve të fundit. Duhet një vërtetim që provon se partia ka 6 muaj që është në parlament. Pyetja është ligjore, nuk po marr përgjigje.

Nuk ka vlerë interpretimi që po bëhet në media. Mendoj se të dy vërtetimet nuk vlejnë. Lefter Koka, zotëron mandatin, është e vërtetë. Vetëdeklaron se mbështet një parti, por ç’lidhje ka kjo me nenin 68. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denar biba ivi kaso mbledhja e kqz regjistrimi i bindjes demokratike zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 denar biba ivi kaso mbledhja e kqz regjistrimi i bindjes demokratike zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll