Politike

Air Albania/ Rama për ‘Lasgushin’: Sot nënshkruam kontratën financiare, është proces dhe do kohë (VD)

15 Shkurt 2019, 14:41 Nga DOSJA
Air Albania/ Rama për ‘Lasgushin’: Sot nënshkruam

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës.

Pas pyetjes së një studenti lidhur mbi “Paktin”, Rama ka sqaruar se gjithçka e premtuar do të realizohet duke sqaruar edhe gjithë aludimet dhe polemikat e krijuara mbi kompaninë ‘Air Albania.’ (Lexo ketu).

“Çfarë nuk thanë për ‘Air Albania’. Jo po humbi Lasgushi, jo po ik edhe ti me Lasgushin. Është e nevojshme që të kuptohet që projektet duan kohë. Kompania ka pasur procedurat e testimeve dhe legale të brendshme dhe të autorizimeve ndërkombëtare. Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare. Sot ka ndodhur. Për kohën që vjen do të merret certifikimi i kompanisë. Pastaj do të merremi me dokumentacionin me fluturimet ndërkombëtare në Europë. Është një proces. Njësoj si të gjithë projektet që kemi bërë për të gjithë univeristitetet,”– tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtori i kompanisë Turkish Airlines, ish-drejtoresha e Albcontrol njoftoi firmosjen e marrëveshjes tripalëshe financiare. (Lexo këtu)

Më tej, gjatë takimit me studentët kryeministri Rama nuk ka lënë pa thumbuar as deputetin e PD-së, Edi Palokën për bojën që ky i fundit i derdhi ditën e djeshme në Kuvend. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike air albania edi rama vlore air albania edi rama vlore

Sondazh

Poll