Politike

Air Albania/ Balluku me drejtorin e Turkish Airlines, premtohet certifikimi i kompanisë

15 Shkurt 2019, 14:40 Nga DOSJA
Air Albania/ Balluku me drejtorin e Turkish Airlines, premtohet certifikimi i

TIRANË- Qeveria iu jep fund polemikave për aktivizimin e linjës së parë ajrore “Air Albania”.

Pas akuzave se kompania Air Albania ishte “mashtrim”, ka ardhur përgjigjia nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. e shoqëruar nga drejtori i kompanisë Turkish Airlines, ish-drejtoresha e Albcontrol njoftoi firmosjen e marrëveshjes tripalëshe financiare.

Sipas Ballukut, kompania pritet të certifikohet në ditët e ardhshme. Ndërkohë që drejtori i Turkish Airlines tha se Air Albania do të jetë shumë shpejt në qiell.

“Dëshiroj të falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe zonjën ministre. Jemi shumë të gëzuar që jemi këtu. Ju e dini që prej kohësh punojmë për procesin e “Air Albania” dhe jemi të lumtur për këtë. Kjo detyrë na është dhënë nga të dy liderët, zoti Erdogan dhe zoti Rama. Përgatitja e procesit teknik është kryer tani. “Air Albania” së shpejti do të jetë në qiell. Në këtë proces teknik është punuar me shumë kujdes”, u shpreh drejtori i “Turkish Airlines”, M. İlker Aycı.

Prej ditësh në media qarkullojnë lajme se Air Albania ishte një mashtrim dhe se avioni Lasgush i inaguruar nga qeveria Rama është kthyer në Stamboll. (Lexo ketu). 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike air albania avionet e air albania belinda balluku turkish airlines air albania avionet e air albania belinda balluku turkish airlines

Sondazh

Poll