Politike

RAPORTI! KE shtron faktorët që ndikojnë në integrimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE, si ndikuan zgjed

10 Maj 2021, 16:36 Nga DOSJA
RAPORTI! KE shtron faktorët që ndikojnë në integrimin e

BRUKSELDosja.al ka zbardhur RAPORTIN e KE-së në lidhje me çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Europian. Në total janë tre paragrafë që shkruajnë për këtë çështje teksa përcaktojnë faktorët që do të ndikojnë në këtë proces.

“Faktorët kryesorë janë: mungesa e faktorëve vendimtarë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit të Këshillit të Marsit 2020 për të hapur negociatat e pranimit; ritmi i ngadaltë i përparimit në rrugën e BE-së në Serbi dhe Mal të Zi, në zbatimin e përparësive kryesore për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në Kosovë; dhe pasiguria në lidhje me Dialogun Beograd-Prishtinë. Një perceptim i dorëzimit të vonuar të vaksinave anti–COVID në BE5 ka ushqyer më tej një valë zhgënjimi,”- shkruhet në njërin paragraph.

Në paragrafin e dytë flitet për zgjedhjet. Në këto rreshta thuhet se BE dhe shtetet anëtare duhet së bashku të bëjnë presion për përshpejtimin e reformave të lidhura me të, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës.

“2021 është një vit që ofron perspektiva të mira për progres konkret dhe domethënës: katër nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor zhvilluan zgjedhje parlamentare përgjatë 10 muajve të fundit dhe Shqipëria. Gjithashtu me parlamentet dhe qeveritë e sapo zgjedhura, BE dhe shtetet anëtare duhet së bashku të bëjnë presion për përshpejtimin e reformave të lidhura me BE-në, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës dhe rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike, për ta mbajtur rajonin në rrugën strategjike të BE-së,”- thuhet ndër të tjera.

Në paragrafin e tretë shkruhet se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, procesi i pranimit në BE ka dhënë nxitjen më të fortë për reformat dhe rrjedhimisht ka sjellë më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për qytetarët përkatës.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, procesi i pranimit në BE ka dhënë nxitjen më të fortë për reformat dhe rrjedhimisht ka sjellë më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për qytetarët përkatës. Tani është e rëndësishme që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shkojnë përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në të dy vendet,”– thuhet aty.

LAJM KRYESOR: RAPORTI! Mblidhen në Bruksel ministrat e jashtëm të BE-së, Borrell: Është koha t’i ofrojmë rajonit një perspektivë të mirë. Këshilli: Nisja e negociatave është thelbësore. Cramon: Në Kosovë s’na lejon nacionalizmi. Zaev: Të gatshëm për dialog

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll