Politike

“Elbasani, qendër kalimi për opiumin dhe heroinën’/ Gazment Bardhi akuza Ballës: Shqipëria në udhëkryq për b

10 Maj 2021, 16:17 Nga DOSJA
“Elbasani, qendër kalimi për opiumin dhe heroinën’/

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ripostuar në rrjetet e tij sociale raportin e ti për krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor. (Shiko këtu)

Nga raporti, Bardhi ka shkëputur pjesën ku shkruhet se qarku i Elbasanit, është bërë qendër kalimi për opiumin dhe heroinën, duke mos i kursyer akuzat ndaj kundërshtarit të tij në zonë përgjatë zgjedhjeve parlamentare, Taulant Balla. Bardhi shkruan se Balla bashkë me kryeministrin Edi Rama, i fituan zgjedhjet me paratë e siguruara nga krimi i organizuar. 

Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq. Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin,”-shkruan ai.

Bardhi u caktua nga kryedemokrati Lulzim Basha si drejtues politik në qarkun e Elbasanit, ku PD mori 6 mandate. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi raporti i ri nga “nisma globale” zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi raporti i ri nga “nisma globale” zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll