Politike

Dita e Drejtësisë, Yuri Kim “analizon” Reformën, MESAZH shqip: Kemi nevojë të keni sukses, drejtësi për popullin pa i

10 Maj 2021, 13:29 Nga DOSJA
Dita e Drejtësisë, Yuri Kim “analizon” Reformën,

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur shqip në Ditën Kombëtare të Drejtësisë duke shprehur edhe njëherë mbështetjen lidhuur me reformat e ndërmarra. Në fjalën e saj, gjatë një aktiviteti të zhvilluar për “10 majin”, ajo u shpreh se do të jetë koha, faktori që do të tregojë se drejtësia është e pandikuar nga politika apo faktorë të tjerë.


Institucionet po funksionojnë prej jush. Po japin rezultate për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës të të gjithëve ju. Drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet që t’i shërbejnë popullit. Të gjithë ju që jeni këtu keni nderin dhe detyrimin që t’i shërbeni popullit shqiptat. Ju falenderoj për punën e palodhur. Reforma e drejtësisë ka bërë rrugë të madhe para por ka ende për t’u bërë që të përmbushen pritshmëritë e popullit shqiptar. Ka qenë rrugë e vështirë dhe kemi pasur biseda të vështira. Shpresoj ta dini se kur kemi biseda të vështira, kanë ardhur nga një mik. Keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj që t’ju falenderoj për këtë. Por këto kanë ardhur nga një mik. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t’ju falënderoj për këtë. Është koha që ju të tregoni se jeni të pandikuar nga politika, nuk ka vend për korrupsion dhe aktorë korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe se drejtësia shqiptare të japë drejtësi për popullin shqiptar. Jemi mbledhur sot se në 10 maj qeveria e Ismail Qemalit dekretoi aktin e parë ligjor për sistemin e drejtësisë. Ne duam që të keni sukses. Kemi nevojë që të keni sukses dhe Shqipëria ka nevojë. Unë besoj se ju mund të keni sukses. Ndërsa ju dhe institucionet tuaja të plotësoni misionet shpresoj ta dini SHBA do të jenë krah jush. Do të jemi krah për krah ndërsa drejtësia të bëhet realitet në Shqipëri,”-tha Yuri Kim.

LAJMI KRYESOR: Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim MESAZH shqip: S’ka vend për aktorë të korruptuar! Mungon Soreca! Metani: Kur politika s’i gjen kufijtë, magjistratët duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dita e drejtesise 2021 yuri kim dita e drejtesise 2021 yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 10 Maj 2021, 11:01

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), kryeministrin Edi Rama pasi e akuzon se ka ndikuar për të m...