Politike

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kraja flet për krimet zgjedhore: Ka nisur hetimi i mbi 40 çështjeve

10 Maj 2021, 15:05 Nga DOSJA
Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kraja flet për krimet

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja ka folur sot për Krimet Zgjedhore. Përpara mediave, Kraja në Ditën Kombëtare të Drejtësisë tha se janë vlerësuar të gjitha ccështjet dhe se tashmë ka nisur hetimi për 40 dosje që janë dërguar kryesisht nga partitë politike.

Përsa u përket dosjeve të Dibrës e të Shijakut, sekuestrimit të pasurive të tre gjyqtarëve, Kraja nuk preferoi të jepte detaje por th se për ccdo person që do të ketë prova, do të ketë edhe veprime ndëshkuese. 


Sot është një ditë feste, është përvjetori i ditës së Drejtësisë dhe në ishim mbledhur këtu në kuadër dhe simbol të kësaj dite. Do ketë padiskutim ndëshkim të të gjithë atyre që shkelin ligjin, pavarësisht se çfarë funksioni ka apo në varësi të veprës që kanë kryer. Edhe për ata që e kanë kryer në të shkuarën, në momentin që do të ketë prova. Ne kemi vlerësuar të gjitha rastet për krimet zgjedhore, kryesisht kanë ardhur nga partitë politike. Ka nisur hetimi i mbi 40 çështjeve. Jo nuk do të ketë zvarritje për dosjen e Dibrës dhe të Shijakut, do zgjidhen brenda afateve ligjore të gjitha rastet që kemi aty. Duhet të garantoj publikun që është i fortë. Për saktësim, pasurinë e tre gjyqtarëve nuk e ka sekuestruar prokuroria, por ishte vendimi i gjykatës që miratoi kërkesën tonë për tre gjyqtarët. Por, për çdo person që do të ketë prova, padyshim do të ketë veprime,”- tha Kraja.

Sot në Shqipëri, shënohet Dita Kombëtare e Drejtësisë. Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. Në nder të kësaj dite, sot të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj dhe përfaqësues ndërkombëtare.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben kraja dita e drejtesise 2021 arben kraja dita e drejtesise 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Maj 2021, 11:01

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), kryeministrin Edi Rama pasi e akuzon se ka ndikuar për të m...