Politike

“Karantina për emigrantët ka pasur qëllim politik”, LSI kërkon shpalljen e pavleshmërisë së zgjedhjeve në Ko

10 Maj 2021, 13:09 Nga DOSJA
“Karantina për emigrantët ka pasur qëllim politik”,

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar dy ankimime të reja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ditën e sotme, kjo parti ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Korçës dhe Vlorës.

Në ankimimin e bërë nga LSI në KAS, partia pretendon shkelje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën 14-ditore disa ditë para zgjedhjeve për qytetarët që futen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

“Statistikat e pjesëmarrjes, referuar faqes zyrtare on line të KQ, janë tregues mjaft i qartë se përse Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë  më datë 19.04.2021, ka pasur qëllim të godasë politikisht drejtpëdrejt subjektin zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim,” shkruhet në dokumentin për Vlorën.

 LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark, por edhe për qarkun e Korçës, si dhe shtron kërkesën për ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Më herët, LSI ka ankimuar më rezultatin për qarqet, Durrës, Berat dhe Gjirokastër.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lsi ankimon lsi ankimon

Sondazh

Poll

Politike 10 Maj 2021, 11:01

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), kryeministrin Edi Rama pasi e akuzon se ka ndikuar për të m...