Politike

Këshilli i BE: Është thelbësore të nisim sa më shpejt negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

10 Maj 2021, 15:08 Nga DOSJA
Këshilli i BE: Është thelbësore të nisim sa më

BRUKSEL– Këshilli i Bashkimit Europian ka sugjeruar vijimin sa më shpejt të procesit të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Në një dokument pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtarë të BE-së, thekson se është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shkojnë përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në të dy vendet.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka dhënë nxitjen më të fortë për reformat dhe si të tilla, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shkojnë përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në të dy vendet,”- thuhet ndër të tjera në dokument. 

LAJMI KRYESOR: Diskutime në Bruksel! Mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së, pritet vendimi për veçimin e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Borrell: Është koha t’i ofrojmë rajonit një perspektivë të mirë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Politike 10 Maj 2021, 11:01

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), kryeministrin Edi Rama pasi e akuzon se ka ndikuar për të m...