Politike

Skandali me të dhënat personale, Kraja tregon ku ngecën hetimet: Kishim probleme me Lapsi.al, nuk pranoi të jepte informacio

10 Maj 2021, 15:06 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale, Kraja tregon ku ngecën hetimet:

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja e ka cilësuar si një problematikë faktin që Lapsi.al me të drejtë, nuk ka dorëzuar të dhënat në lidhje me skandalin që zbuloi për të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat, Kraja tha se po hetohet në lidhje me këtë çështje por po vazhdohen të kryehen veprime të tjera pasi kompania që publikoi investigimin nuk ka pranuar të japë të dhënat.


“Jemi duke hetuar edhe për skandalin me të dhënat personale ka pasur një problematikë edhe me kompaninë që nuk pranoi të jepte të dhënat, por po vazhdojmë të kryejmë veprime të tjera,”- tha Kraja. 

Por si është e vërteta?

Në fakt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr sekuestron ndaj pajisjeve dhe serverave të redaksisë dhe gazetarëve të Lapsi.al, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Ishte kjo e fundit që me një vendim të prerë kërkoi që serverat e medias në fjalë të mos prekeshin. Në lidhje me këtë ccështje kanë reaguar shumë organe ndërkombëtare. Një prej tyre, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në New York doli kundër SPAK dhe bëri thirrje për ndalimin e presionit ndaj gazetarëve të Lapsi.al. 

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranon të jetë vjedhje e të dhënave personale. Hetimet për databazën, që sugjeron një rrjedhje masive të të dhënave personale të qytetarëve nga institucionet shtetërore drej PS-së, janë fokusuar tek gjetja e burimit të gazetarëve dhe jo te skandali.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben kraja dita e drejtesise 2021 investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale arben kraja dita e drejtesise 2021 investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Politike 10 Maj 2021, 11:01

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), kryeministrin Edi Rama pasi e akuzon se ka ndikuar për të m...