Bota

Ursula von del Leyen pas takimit me Zaev: Maqedonia e Veriut ka mbështetjen tonë për hapjen e negociatave

10 Maj 2021, 15:23 Nga DOSJA
Ursula von del Leyen pas takimit me Zaev: Maqedonia e Veriut ka mbështetjen

BRUKSEL– Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ndodhet në Bruksel ku pas takimit me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe komisionerin e BE-së për fqinjësi, Oliver Varhelyi kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Pas konferencës së mbajtur, von der Leyen ka konfirmuar dhe njëherë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të qëndrueshëm dhe BE-ja shpreson të ndihmojë me mbështetjen e projekteve kryesore në fushën e energjisë së gjelbër dhe transportit, përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Glad to meet @Zoran_Zaev today.

The EU stands by North Macedonia in this difficult time, including by sharing vaccines.

I reconfirmed our strong support for opening accession negotiations with North Macedonia. pic.twitter.com/PNmBDDEzyp

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 10, 2021

Në një postim në Twitter ajo konfirmoi gjithashtu mbështetjen e saj për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut.

North Macedonia has made steady progress and the EU looks forward to helping support flagship projects in the field of green energy and transport, through our Economic and Investment Plan for the Western Balkans.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 10, 2021

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë sot diskutime në Bruksel rreth një angazhimi më të fortë politik të BE-së me partnerët në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu në këto mbledhje e takime pritet që të merret një vendim për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut përsa i përket procedurave për integrimin në Bashkimin Europian. Maqedonia e Veriut vijon të ketë mosmarrëveshje me Bullgarinë për çështjet historike, dhe mund të cënojë Shqipërinë, por gjithsesi vendimi përfundimtar për negociatat i takon Këshillit Europian.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Diskutime në Bruksel! Mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së, pritet vendimi për veçimin e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Borrell: Është koha t’i ofrojmë rajonit një perspektivë të mirë

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota integrimi i shqiperise ne be ursula von der leyen zoran zaev integrimi i shqiperise ne be ursula von der leyen zoran zaev

Sondazh

Poll