Bota

Ndryshe nga vendet e tjera Malajzia në karantinë totale, kryeministri mbyll cdo aktivitet

10 Maj 2021, 14:53 Nga DOSJA
Ndryshe nga vendet e tjera Malajzia në karantinë totale, kryeministri

MALAJZI- Ndryshe nga vendet e tjera Malajzia është vendi që pritet të hyjë në karantin totale. Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri i vendi Tan Sri Muhyiddin Yassin do të mbyllë shkolla, biznese dhe transportin.

Në një deklaratë për mediat kryeministri ka njoftuar se vendi do të futet në karantinë të plotë nga data 12 maj deri më 7 qershor. Ai tha se duke marrë parasysh rritjen e rasteve të përditshme Covid-19, qeveria vendosi të marrë masa më të rrepta për të frenuar infeksionin në mesin e publikut.

Kufizimi i lëvizjeve do të zgjasë gati katër javë dhe të gjitha institucionet arsimore do të mbyllen dhe nxënësit do vazhdojnë mësimin online, përveç stundetëve të cilët janë në prag provimesh.

“Ekzistenca e varianteve të reja me nivele më të larta infeksioni, dëmi kritik në sistemin shëndetësor publik dhe dobësitë në respektimin e Procedurave Standarde të Operacionit (PSO) e kanë detyruar qeverinë të marrë masa drastike për të parandaluar që vendi të shkojë në një tragjedi, “- tha Yassin.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 karantin totale per malajzin tan sri muhyiddin yassin covid-19 karantin totale per malajzin tan sri muhyiddin yassin

Sondazh

Poll