Bota

Cramon: Hijet e nacionalizmit po pengojnë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor

10 Maj 2021, 15:18 Nga DOSJA
Cramon: Hijet e nacionalizmit po pengojnë bashkëpunimin me Ballkanin

BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur se hijet e nacionalizmit vazhdojnë që të pengojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ka shkruar se i kanë dërguar një letër kancelarës gjermane në mënyrë që të përfshihen në përparimin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sot Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së diskuton për Ballkanin Perëndimor. Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin, nuk mund të ecim përpara pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë,” shkroi Von Cameron.

1/2 Today #FAC Foreign Affairs Council @EUCouncil discusses #Westernbalkans. Shadows of #nationalism are still hindering cooperation; we cannot move forward without #reconciliation, #justice and mutual respect.

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) May 10, 2021

 

LAJMI KRYESOR: Diskutime në Bruksel! Mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së, pritet vendimi për veçimin e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Borrell: Është koha t’i ofrojmë rajonit një perspektivë të mirë

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota integrimi i shqiperise ne be viona von cramon integrimi i shqiperise ne be viona von cramon

Sondazh

Poll