Bota

Zaev në Bruksel: Jemi të gatshëm për dialog me Bullgarinë, por indetiteti jonë nuk është pjesë e negociatave  

10 Maj 2021, 14:48 Nga DOSJA
Zaev në Bruksel: Jemi të gatshëm për dialog me

BRUKSEL- Maqedonia e Veriut nuk do të diskutojë me Bullgarinë mbi gjuhën dhe identitetin maqedonas. Këtë e ka bërë të ditur, Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev gjatë konferencës së përbashkët që mbajti me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe komisionerin e BE-së për fqinjësi, Oliver Varhelyi.  

“Jemi të gatshëm për negociata, besojmë se na duhet edhe një përpjekje në periudhën që vjen, por duhet të dinë edhe kolegët në Bullgari dhe të gjithë në BE se identitetin tonë as nuk do ta bisedojmë e as negociojmë dhe se të gjitha përpjekjet që ai të vendoset në kornizën negociose do të refuzohen nga pala e Maqedonisë së Veriut”, tha Zoran Zaev

Varhelyi nga ana tjetër u shpreh se KE-ja mirëpret çdo ide për zhbllokimin e negociatave mes dy vendeve, si dhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“BE është e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sot, pas 2 vjet e gjysmë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së zhvillohet debat strategjik për Ballkanin Perëndimor dhe zhbllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut është prioritet numër 1. Brukseli po bën përpjekje maksimale dhe mbështet çdo ide për zgjidhje, me qëllim zhbllokimin e këtij procesi”, u shpreh Varhelyi, Komisioner i BE-së për Zgjerim.

Ndërsa Von der Leyen u shpreh se KE-ja do të angazhohet shumë për të bërë të mundur fillimin e negociatave si për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut në të njëjtën kohë.  

“KE-ja do të thellojë edhe më shumë angazhimin dhe përkushtimin thelbësor, sepse ky është proces shumë i rëndësishëm që nuk guxon ta shtyjë fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Angazhohem që dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bashkërisht t’i fillojnë negociatat, pa shtyrje të mëtejshme,” theksoi Von der Leyen.

LAJMI KRYESOR: Diskutime në Bruksel! Mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së, pritet vendimi për veçimin e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Borrell: Është koha t’i ofrojmë rajonit një perspektivë të mirë

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni integrimi i shqiperise ne be olivér várhelyi ursula von der leyen zoran zaev integrimi i shqiperise ne be olivér várhelyi ursula von der leyen zoran zaev

Sondazh

Poll