Bota

‘Kam frikë dhe gjithçka më dhemb, por e fal infermieren’, 23-vjeçares në Itali i jepen aksidentalisht gjashtë

10 Maj 2021, 14:07 Nga DOSJA
‘Kam frikë dhe gjithçka më dhemb, por e fal

ITALI– Gjashtë doza në vend të një, ky është gabimi fatal që i ndodhi një 23-vjeçareje në Itali me profesion mjeke.

Gjithçka ndodhi të shtunën në mënjges në spitalin New Apuan në Massa të Italisë, ku pas incidentit të ndodhur e reja filloi të kishte probleme.

Sipas mediave italiane, infermierja gabimisht i injektoi 23-vjeçares një shishkë të plotë të vaksinvs Pfizer, pra 6 doza. Menjëherë sapo kuptuan gabimin stafi mjekësor i shpjegoi vajzën çfarë kishte ndodhur dhe bënë të mundur shtrimin e saj.

Ajo që ndodhi në Massa nuk ka një precedent specifik por të ngjashëm ku në Gjermani u injektuan pesë doza, ndërsa eksperimentimi i Pfizer në lidhje me mbidozën ndalet në katër.

Kam frikë dhe gjithçka më dhemb, por e fal infermieren. Unë gjithashtu fola me nënën time dhe ajo gjithashtu pajtohet me mua, unë nuk do të bëj asnjë kallëzim penal. Këto janë gjëra që mund të ndodhin, të gjithë gabojnë, nuk ka keqdashje.

Unë jam mjaft mirë, por kam dhimbje dhe mjekët nuk mund të më tregojnë se çfarë mund të ndodhë. Jam shumë e lodhur. Kam dhimbje të forta në vendin e injeksionit, më dhemb i gjithë krahu.’‘- tha 23-vjeçarja.

Një raport iu dërgua Agjencisë Italiane të Barnave (Aifa) dhe policia mblodhi informacione për atë që ndodhi. Nëna e mjekes tha e kupton që ky është një gabim njerëzor dhe ata u treguan menjëherënë gadishmëri ti jepnin ndihmën e parë, por theksoi se stafi që menaxhon vaksinat duhet të jetë më i përgatitur.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota biontech/pfizer vaksinimi ne itali biontech/pfizer vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll