Bota

VIDEO/ Arrestohet studenti në Greqi, vitin e kaluar tentoi të përdhunonte një 22-vjeçare në hyrje të shtëpisë së saj

10 Maj 2021, 14:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Arrestohet studenti në Greqi, vitin e kaluar tentoi të

GREQI– Një ngjarje e denoncuar gushtin e kaluar nga një 22-vjeçare në Neo Kosmos Greqi për të tentativë përdhunimi është rikthyer në qendër të vëmendjes në vendin fqinj.

Autoritetet kanë marrë një video të dorëzuar nga 22-vjeçarja dhe avokatët e saj të cilët e shoqëruan gjatë proçesit gjyqësor.

Sipas mediave greke, 22-vjeçarja ngriti padinë verën e kaluar ku sipas saj më 6 Gusht të 2020 ajo u sulmua në hyrje të shtëpisë së saj në zonën e Neo Kosmos.

Gruaja e re, siç pretendoi, kishte bërë një luftë të vërtetë me dhunuesin e saj i cili u përpoq të hiqte rrobat e saj, ajo arriti të hiqte maskën dhe të shihte fytyrën e tij ndërsa, siç thotë ajo, fytyra e autorit të krimit është regjistruar qartë në video.

Pas zbulimit të veprimit të 22-vjeçarit, viktima e identifikoi atë në departamentin e Nea Smyrni, ndërsa dosja e çështjes që iu ngarkua një prokurori u përcoll sot në Departamentin e Nea Smyrni në mënyrë që të hetonte krimin e përdhunimit në tentativë.

Pas procesit gjyqësor të vajzës që ishte paraqitur në mënyrë anonime dhe tani pas njohjes që u bë e personifikuar, hetimet e Policisë Greke krijuan të dhëna të reja në këtë çështje. Tani, cikli i sulmeve është hapur dhe çështje të tjera po hetohen me studentin e ri si autor.

22-vjeçari është lënë i lirë deri në seancën e rradhës e cila është lënë për në 14 Maj.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni perdhunohet 22 vjecarja ne greqi perdhunohet 22 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll