Artan Fuga: U mykëm duke ndejtur ulur! I shitëm votat nga budallalliku dhe majasëlli i tepërt
TIRANË– Akademiku Artan Fuga ka komentuar zgjedhjet shit-blerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Fuga shkruan se votat i shitëm për shkak të budallallëkut dhe vuajtjes. Sipas profesorit, modeli i ekonomisë sonë është kolesteroli, majasëlli, diabeti dhe hernia fiskale.
“Ik me gjithë vota, jam ulur pas banakut si Buda! Ku voton më Buda”, shkruan Fuga ndër të tjera me nota ironie.
Shkrimi i Artan Fugës:
Majasëll, Kolesterol, Diabet. Na mbyti si komb kolesteroli, diabeti, hernia discale, majasëlli!
Vijnë nga modeli ekonomik i vendit. Rrinë qindra e mijëra burra e gra pas banakut për të shit pak trahana, pak oriz, ndonjë kek, e ndonjë copë djath kur hyn një klient në dy orë, dhe blen varfërisht!
Kam biznes të vogël – thotë. Pooooooo? E ke vëlla, e ke! Ngopu me fjalën se “jam biznesmen”.
Pas banakut ul gjithë ditën në vend të ishte në një vend pune që të krijonim vlera, dritë, makineri, dije. Rrimë te banaku! Vjen berberi dhe më qeth, kamarieri përballë më sjell kafen, noteri se çfarë sheh në ca rregjistra të mykur!
U mykëm duke ndejtur ulur. Barku kërcyer mbi pantallona, kopsat e këmishës po shqyhen, pa rruar, se ç’të rruhesh, për cilin? Votimet mbaruan! Votat i shitëm aq sa vlenin! Nga budallalliku dhe nga majasëlli.
Ik me gjithë vota! Unë jam ul pas banakut, si Buda! Ku voton më Buda! I kanë ikur të gjitha dëshirat!
Majasëll, kolesterol, diabet – ja modeli i ekonomisë sonë popullore!
Ruaj vendet e punës – thotë!
Punë është kjo mooooooooo?
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Ra në krye të detyrës në Letoni, Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Majorin Klodian Tanus
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, vlerësoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushi (pas vdekjes), me m...
Humbja e zgjedhjeve më 25 prill, PD nis lëvizjet, jep dorëheqjen sekretari organizativ Sahit Dollapi!
TIRANË- 2 javë pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e 25 prillit 2021, Sahit Dollapi, sekretari Organizativ i kampit blu ka dhënë dorëheqjen nga posti i...
Rama kërkoi bashkëpunimin e PD për shkarkimin e Metës, Berisha: Po firmos fundin e shpejtë të një krimineli puçist!
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar thirrjen e Ramës ndaj PD për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në një postim të bërë në ‘Facebook’, Be...
“Po humbe do të më kesh përballë”, Fatbardh Kadilli tregon si e paralajmëroi Basha para mbledhjes së kryesisë
TIRANË– Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit duke propozuar që të marrë postin e kreut të PD k...
Shqipëria njeh ambasadoren polake, Monika Zuchniak-Pazdan i dorëzon Letrat Kredenciale Metës
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim ditën e sotme Ambasadoren e re të Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan. Zuchniak-Pazdan i paraqiti ...
“Nuk janë përmbushur kushtet”/ David Lega thirrje Këshillit të Jashtëm: Të merret parasysh blerja e votës dhe lidhja
BRUKSEL– Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David Lega, përmes një artikulli të publikuar në EUobserver, ka kërkuar nga Këshilli i Jashtëm i Bashkimit Evropi...
Ftesa e Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ri, refuzon PD-ja: Diversion, detyra jonë është të mbrojmë votat
TIRANË- Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës publike që kryeministri Edi Rama i bëri sot PD për të zgjedhur presidentin e Republikës. Në një dek...
“Shqipëria e para në rajon për kapjen e shtetit nga biznesi”, presidenti Meta: Komplot kundër demokracisë, koha të ang
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reguar pas studimit të publikuar nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rre...
Bushati si në gjemba! Rama ‘vë gishtin’ tek ata që i kanë nxirë faqen, ish-ministri rrotullohet nga sikleti
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka thumbuar ish-ministrin Ditmir Bushati teksa fliste para socialistëve ditën e sotme. Në momentin që kryeministri tregonte s...