Politike

KËRKESA! Lediana Fratari kërkon rinumërimin e votave të KZAZ-ve në Tiranë: Ka mospërputhje

10 Maj 2021, 12:11 Nga DOSJA
KËRKESA! Lediana Fratari kërkon rinumërimin e votave të

TIRANË– Lediana Fratari, kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, e cila ishte në vendin e 34, ka kërkuar rinumërim të votave të kandidatëve.

Në kërkesën e depozituar në KQZ, Fratari shkruan se ka vënë remospërputhje pas vëzhgimit të pamjeve filmike.

Partia Demokratike me vendimin nr 107, datë 02.03.2021, te Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, është regjistruar si subjekt zgjedho për zgjedhjet për Kuvendin, e datës 25.04.2021. Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave KZAZ-të përkatëse plotësuan dhe miratuan tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhjore dhe për kandidatët për deputetetë të zonave përkatëse. Në bazë të rezultateve përmbledhëse të zonave, rezultateve për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë të çdo subjekti zgjedhor janë hartuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për Zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

Duke marrë shkas nga të dhënat e komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve, unë Lediana Fratari kërkova nga KQZ-ja të paraqitesha me pamjet filmike të numërimit. Siç shihet qartë nga tabel në përshkrimin e ankesës, kemi të bëjmë me mospërputhje të numerimit të votave,”- shkruhet në këkresën e depozituar nga Fratari.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Maj 2021, 11:01

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), kryeministrin Edi Rama pasi e akuzon se ka ndikuar për të m...