Politike

Kërkimet në shtëpitë e gjyqtarëve të Dajtit, Rama falenderon policinë: Shteti ka hyrë në faze të re

15 Shkurt 2019, 12:43 Nga DOSJA
Kërkimet në shtëpitë e gjyqtarëve të Dajtit, Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkimeve në shtëpitë e gjyqtarëve që dhanë vendimin për Dritan Dajtin. (Lexo këtu)

Rama shkruan se ka ikur koha kur “togat e zeza”, duke nënkuptuar gjyqtarët, ishin të paprekshëm.

 “Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re,“-shkruan Rama në Twitter.

Ditën e sotme në polici është shoqëruar gjyqtari i Apelit të Vlorës, Skënder Damini. Gjatë kontrolleve në dy banesat e tij u gjetën 17 mijë euro cash dhe municione luftarake. 

(A.B./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjyqtaret e dajtit kerkimet ne banesat e gjyqtareve edi rama gjyqtaret e dajtit kerkimet ne banesat e gjyqtareve

Sondazh

Poll