Sport

E qeshura i kushton shtrenjtë Eden Hazard, Real Madrid nuk e fal dhe merr vendimin ekstrem për sulmuesin

6 Maj 2021, 19:26 Nga DOSJA
E qeshura i kushton shtrenjtë Eden Hazard, Real Madrid nuk e fal dhe merr

SPANJË-Verën e 2019-ës Reali i Madridit shpenzoi plot 120 milionë euro për të sjellë në kryeqytetin spanjoll fantazistin belg Eden Hazard, i cili deri tani nuk ka arritur të justifikojë për asnjë moment investimin.Eden Hazard po rezulton një dështim tek skuadra e Real Madrid. Në vitin 2019-të klubi spanjoll shpenzoi 120 milionë për ta blerë nga skuadra e Chelsea-t, por deri më tani sulmuesi belg nuk ka arritur në asnjë moment të justifikojë këtë investim.

E ardhmja e sulmuesit belg duket larg Real Madrid, kjo jo vetëm për formën e keqe që ka treguar, por fokusi i kritikave ishte kur lojtari u shfaq duke qeshur me ish-shokët e tij të skuadrës, në një kohë kur skuadra e tij ishte eleminuar nga Champions League.

Siç raportoi Josep Pedrerol natën e kaluar në “El Chiringuito”: “Qëllimi i Real Madridit është të nënshkruajë me Mbappé. Hazard është në merkato. Ai nuk është më i patransferueshëm si deri më tani. Produkti i tij është i papërfillshëm në krahasim me investimin e bërë nga presidenti Perez. Dëmtimet e shumta e kanë kthyer në një lojtar prej kristali… Për pasojë, Hazard është një lojtar i vështirë për t’u shitur”.

‼️ “HAZARD está EN EL MERCADO” ‼️

?¡Atención a la INFORMACIÓN de @jpedrerol en #ChiringuitoHazard! pic.twitter.com/zhIGD4J9gl

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 5, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport hazard real madrid hazard real madrid

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 17:42

Barcelona nis bisedimet me Kun Agueron…

SPANJE – ‘Sky Sport’ raporton se Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët Sergio Aguero, i njohur edhe si Kun Aguro, për të arritur një marrëveshje të mun...

Sport 6 Maj 2021, 17:04

Ballkani nuk duron, shkarkon trajnerin Shkëmbi

KOSOVE – Pas humbjes tronditëse me rezultati 3-2 nga skuadra e Arbërisë brenda në shtëpi, në Therandë, drejtuesit e Ballkanit nuk mendojnë as dy here, por e shk...