Sport

‘Gardiani’ Maignan, marrëveshja me kusht e kuqezinjve të Milanit

6 Maj 2021, 15:51 Nga DOSJA

FRANCE – Portieri Mike Maignan është përparësia e AC Milan për të zëvendësuar Gianluigi Donnarumma. Sipas një raportimi të “RMC Sport”, bëhet me dije se është arritur një marrëveshje në parim midis AC Milan dhe “gardianit” francez, i cilësuar si më i miri në Ligue 1.

Thuhet se marrëveshja do të jetë për një kontratë 5-vjeçare, ku ende janë disa detaje për t’u finalizuar midis dy palëve. Sipas një burimi pranë AC Milan, marrëveshja do të kushtëzohet vetëm nga largimi i Donnarumma nga klubi italian.

Midis Lille dhe Milan bisedimet janë avancuar në një marrëveshje prej rreth 15 milionë, e cila mund të shkojë deri në 16.5 milionë euro me bonuse. Portieri bëhet me dije se do të përfitojë një page prej 3 milionë eurosh në sezon. Gjithçka do të bëhet më e qartë në ditët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ac milan gianluigi donnarumma mike maignan ac milan gianluigi donnarumma mike maignan

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 09:38

Sot përcaktohet finalja e Europa League

ITALI – Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League nga ku do të dalin skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij kompet...