Sport

Ballkani nuk duron, shkarkon trajnerin Shkëmbi

6 Maj 2021, 17:04 Nga DOSJA

KOSOVE – Pas humbjes tronditëse me rezultati 3-2 nga skuadra e Arbërisë brenda në shtëpi, në Therandë, drejtuesit e Ballkanit nuk mendojnë as dy here, por e shkarkojnë kryetrajnerin e skuadrës së tyre.

“Njoftim per opinionin futbolldashës, pas rezultateve te dobëta, sidomos në 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkembi.

E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”,- ka njoftuar klubi i  Ballkanit vetëm para pak çastesh.

Pas këtij rezultati në javën e 33-të, skuadra e Ballkanit renditet në vend të tretë me 67 pikë, 5 më pak se Prishtina që kryeson, duke zbehur ambiciet e klubit për fitimin e titullin kampion të Kosovës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ballkanit humbja ndaj arberise prishtina ne krye shkarkimi i shkembit trajneri i ballkanit ballkanit humbja ndaj arberise prishtina ne krye shkarkimi i shkembit trajneri i ballkanit

Sondazh

Poll