Sport

Unifikohet Superiorja, deri në fund në një ditë dhe një orar, përjashtim vetëm derbi Partizani-Tirana

6 Maj 2021, 15:18 Nga DOSJA

TIRANE – Kampionati i 82-të i Superiores po shkon drejt fundit. Nesër dhe të shtunën do të luhen ndeshjet e javës së 32-të. Duke parë rivalitetin e ashpër nëp të dy skajet e renditjes, FSHF ka vendosur që katër javët e fundit të kampionatit të zhvillohen në ditë dhe orare të njëjta, me përjashtim të derbit të kryeqytetit.

“Ditën e sotme, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka vendosur të unifikojë kalendarin e Kategorisë Superiore për katër javët e fundit, duke njoftuar klubet se ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, deri në ditën e fundit të sezonit.

Përjashtim në këto katër javë bën vetëm derbi i kryeqytetit, ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 33-të, që do të zhvillohet ditën e enjten, më 13 maj, ora 19:00, në Air Albania Stadium”,– thuhet në njoftimin e FSHF-së shpërndarë për median.

Ja dhe kalendari i katër javëve të fundit për Superioren:

B.T (Dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kampionati i 82-te i superiores katër javët e fundit sektori i garave në federatën shqiptare të futbollit kampionati i 82-te i superiores katër javët e fundit sektori i garave në federatën shqiptare të futbollit

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 09:38

Sot përcaktohet finalja e Europa League

ITALI – Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League nga ku do të dalin skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij kompet...