Sport

Lukaku-Ibrahimovic, “luftë nervash”, tani është rradha e suedezit për të ngacmuar sulmuesin e Interit

6 Maj 2021, 19:11 Nga DOSJA

MILANO-Duke e njohur Ibrahimovic, postimi i tij i fundit në Instagram mund të përfaqësojë një kundërpërgjigje ndaj postimit të fundit nga Lukaku i cili, pasi fitoi kampionatin, e kishte shpallur veten mbret të Milanos.

Zlatan ndau një filxhan kafe shumë të veçantë me ndjekësit e tij: imazhi i futbollistit me numër 11 përfaqësohej në detaje, nga prapa dhe me krahët e ngritur, duke festuar një nga golat me skuadrën e Milanit. Ky gjest është lexuar nga shumë si një përgjigje ndaj rivalit të tij, me të cilët kemi njohur shumë precedentë.

Ibrahimovic nuk shtoi asnjë koment në foto. Nga ana tjetër, Lukaku disa ditë më parë postoi një foto në atë fitore 3-0 të skuadrës zikaltër në derbin ndaj Milanit: “Zoti i vërtetë e kurorëzoi mbretin. Tani përkulu mbretit të Milanos”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ibrahimovic lukaku ibrahimovic lukaku

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 17:42

Barcelona nis bisedimet me Kun Agueron…

SPANJE – ‘Sky Sport’ raporton se Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët Sergio Aguero, i njohur edhe si Kun Aguro, për të arritur një marrëveshje të mun...

Sport 6 Maj 2021, 17:04

Ballkani nuk duron, shkarkon trajnerin Shkëmbi

KOSOVE – Pas humbjes tronditëse me rezultati 3-2 nga skuadra e Arbërisë brenda në shtëpi, në Therandë, drejtuesit e Ballkanit nuk mendojnë as dy here, por e shk...