Sport

Josa: “Nuk më mban kontrata te Kukësi! Zona “play-out”? S’ka siguri”

6 Maj 2021, 15:03 Nga DOSJA
Josa: “Nuk më mban kontrata te Kukësi! Zona

TIRANE – Mirel Josa, trajneri i Kukësit, ka dalë para mediave dhe ka folur në prag të ndeshjes me Vllazninë, e cila do të zhvillohet nesër në “Elbasan Arena”, në orën 18:00, në kuadër të javës së 32-të të Superiores.

Që në krye të herës, tekniku kryeqytetas ka deklaruar: “Përballen dy skuadra që kanë emër në futbollin shqiptar, siç janë Kukësi dhe Vllaznia. Këtu duhet ta shohim më tepër rëndësinë e ndeshjes. Mungesat janë, probleme nga ndeshja me Laçin. Kështu që do të shohim se si do t’i rikuperojmë këto probleme që kemi”.

E ardhmja? “Asnjëherë nuk është herët në këtë drejtim. E kam thënë edhe më parë, asnjëherë nuk më ka mbajtur kontrata me një klub, pavarësisht se kam kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Do të shikohet nëse klubi është i kënaqur me punën time dhe unë nëse jam i kënaqur me mënyrën se si funksionon klubi. Këto janë gjëra që do të marrin shumë shpejt rrugën që kërkohet”.

Synimi? “Kukësi synon të grumbullojë sa më tepër pikë, për të treguar lojtarët se cilat janë mundësitë e tyre gjatë 90 minutave. Ky është objektivi kryesor i imi dhe i lojtarëve. Me këtë gjuhë u kam folur edhe futbollistëve”.

Frikë për zonën play-out? “E thashë edhe më parë që ne do të mundohemi të grumbullojmë sa më tepër pikë, pra do të thotë që siguri nuk ka. Duhet të japim maksimumin tonë në mënyrë që skuadra mos të ndihet papritur e pa kuptuar në një gjendje shoku”.

Ecuria? “Normal që nuk i kemi bërë punët ashtu siç duhet këto ndeshje, por do të flisnim ndryshe nëse skuadra nuk do të kishte marrë katër pikët me Kastriotin dhe Tiranën. Ishin ato pikë që na dhanë njëfarë qetësie, qetësi që u prish më vonë, pavarësisht se kemi luajtur me skuadra që i donin me çdo kusht pikët dhe nuk ia kemi dalë”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport mirel josa ndeshja ndaj vllaznise skuadra e kukesit trajneri i kukesit trasjneri kryeqytetas mirel josa ndeshja ndaj vllaznise skuadra e kukesit trajneri i kukesit trasjneri kryeqytetas

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 09:38

Sot përcaktohet finalja e Europa League

ITALI – Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League nga ku do të dalin skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij kompet...