Sport

Ekskluzive: Dinamo e Superiores nis me Bledi Shkëmbin…

6 Maj 2021, 18:49 Nga DOSJA
Ekskluzive: Dinamo e Superiores nis me Bledi Shkëmbin…

TIRANE – Lajmi i shkarkimit te Bledi Shkëmbit nga drejtuesit e Ballkanit, duket se ka konfirmuar zërat për të ardhmen e trajnerit korçar te Dinamo, e cila nga viti i ardhshëm duket se do te ketë edhe president të ri, një prej tyre ish-sponsori i Teutës, Ardian Bardhi.

Burime të besueshme pranë drejtuesve të Dinamos, bëjnë me dije për “Dosja.al”, se Bledi Shkëmbi është projektuar për të qenë trajneri i ri i bluve të kryeqytetit, të cilët janë në prag të shpalljes kampione në grupi A në Kategorinë e Parë dhe rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Drejtuesit e rinj të Dinamos flitet se kanë kohë që bisedojnë me Shkëmbin, i cili edhe te skuadra nga Suhareka kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni. Gjithsesi Dinamo aktualisht drejtohet nga Olsi Uku dhe ende pritet konfirmi i saj për pjesëmarrje në Superiore.

Blutë e kryeqytetit kanë edhe dy ndeshje për të luajtur, këtë fundjavë me Vorën, që në rast se fitojnë sigurojnë elitën, edhe pse në ndeshjen e fundit do të luajnë në transfertë ndaj Burrelit.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ardian bardhi bledi shkëmbit olsi uku suhareka ardian bardhi bledi shkëmbit olsi uku suhareka

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 17:42

Barcelona nis bisedimet me Kun Agueron…

SPANJE – ‘Sky Sport’ raporton se Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët Sergio Aguero, i njohur edhe si Kun Aguro, për të arritur një marrëveshje të mun...

Sport 6 Maj 2021, 17:04

Ballkani nuk duron, shkarkon trajnerin Shkëmbi

KOSOVE – Pas humbjes tronditëse me rezultati 3-2 nga skuadra e Arbërisë brenda në shtëpi, në Therandë, drejtuesit e Ballkanit nuk mendojnë as dy here, por e shk...